Ndahet nga jeta aktori i humorit shqiptar Met Bega

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 21-04-2015 Ndahet nga jeta aktori i humorit shqiptar Met Bega

Ndahet nga jeta në moshën 69 vjeçare aktori i humorit shqiptar Met Bega. Met Bega ndërroi jetë pasi vuante nga sëmundja e parkinsonit. Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit është konfirmuar nga vajza e tij, Matilda Bega.

Met Bega është i njohur për rolet në filmat “Edhe kështu edhe ashtu”, “Stolat në park”, “Tela për violinë” , “Dy herë mat” dhe shumë komedi të tjera. Simptomat e para të sëmundjes aktori i kishte patur rreth vitit 2000. Në 10-11 vjet, sëmundja kishte ecur dhe në 3-4 vitet e fundit ishte rënduar shumë. Met Bega u lind në vitin 1946 në qytetin e Tiranës.

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, kanë shprehur ngushëllimet pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit.

“Hidhërim për ndarjen nga jeta të artistit të shquar Met Bega, një ndër aktorët humoristë më të dashur për publikun e kryeqytetit dhe mbarë Shqiperisë”, shkruan kreu i PD Basha.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji për Forcat e Armatosura, Kushtetuesja pranon kërkesën e Nishanit
Arrestohet 18-vjeçari shqiptar, do sulmonte bashkë me 200 të tjerë Melburnin »
Article Logic
Execution time: 0.013873100280762
array(1) { ["section"]=> string(55) "ndahet-nga-jeta-aktori-i-humorit-shqiptar-met-bega-9345" }