Ndahet nga jeta aktori i njohur Bujar Lako

Publikuar tek: aktualitet, më 11:50 26-12-2016 Ndahet nga jeta aktori i njohur Bujar Lako

Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori i njohur Bujar Lako. Babai i këngëtarit Bojken Lako, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë një ataku.

Bujar Lako karrierën si aktor e filloi në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Në fillim të verës" dhe "Perballimi". Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: "Gjeneral gramafoni", "Udha e shkronjave", "Ballë per ballë”, "Kthimi i ushtrisë se vdekur" dhe "Gurët e shtëpisë sime", "Amiko".

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role.

Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin "Përballimi".

Në vitin 1979 çmimin e veçantë per filmin "Ballë per ballë".

Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit per rolin e Halit Beratit në filmin "Gjeneral gramafoni".

Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat "Gjeneral grarnafoni" dhe "Ballë per ballë”.

Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin "Naim Frashëri" klasi i pare, për interpretim në teatër.

Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori më i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin "Kthimi i ushtrisë se vdekur".

Në vitin 1985 fiton titullin "Artist i Merituar".

Në vitin 2005 Ka marë "Palmën e artë" si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 "Cairo International Film Festival" me filmin "Megic Eye" të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorise A.

Në vitin 2013 iu dha titulli "Nder i Kombit" nga Presidenti i Republikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028249979019165
array(1) { ["section"]=> string(48) "ndahet-nga-jeta-aktori-i-njohur-bujar-lako-63780" }