Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Koço Çomi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 25-05-2017 Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Koço Çomi

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare mjeshtri i arkitekturës shqiptare, Koço Çomi.

Varrimi bëhet ditën E premte, më datë 26/05/2017 ora 13:00 duke u nisur nga rruga “Bulevardi Zhan D’Ark” Pall 1, shk 1, ap 6 për në varrezat e Sharrës.

Koço Petraq Çomi, lindi në 14/04/1937 në Dardhë të Korçës. Përfundoi studimet e larta Politeknikën e Varshavës në Fakultetin e Arkitekturës, Poloni, në periudhën 1955-1961

Punoi gjatë gjithë kohës, që nga diplomimi deri në moshën e pensionit në fushën e studimit dhe projektimit arkitektonik fillimisht në Drejtorinë e projektimit në Ministrinë e Ndertimit (1962-1965) dhe më pas në I.S.P. Nr. 1- Tiranë (Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Nr. 1) (1965-1993). Për një periudhe kohe ka qenë shef i sektorit të objekteve social-kulturore në I.S.P.

Ka qenë anëtar i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve për kohën kur arkitektët bënin pjesë në këtë lidhje si dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve të Shqiperisë që nga krijimi i saj.
Ka patur kontribut në mësimdhënie në fakultet për vite me rradhe si pedagog i jashtëm. Ka botuar artikuj të ndryshem mbi arkitekturën në gazetat Drita dhe Zëri i Popullit.

Koço Çomi ishte një arkitekt mjaft i talentuar, i cili ka kryer projektet e mbi 40 objekteve të realizuara si dhe një seri projekt-idesh të parealizuara, projekte dhe realizime në fushën e interierit, projektimit dhe realizimit në dezajnin industrial dhe të mobilieve si dhe pajisjeve të objekteve social-kulturore, bashkpunimin me skulptore në vepra monumentale, projekte dhe realizime rezidencash dhe vilash qeveritare. 

Koço Çomi dha një kontribut të madh dhe një nivel të jashtëzakonshëm projektimi në një kohë mjaft të vështirë për të gjithë shtresat intelektuale të kohës. Projektet e tij shkuan përtej sfidave të mëdha të kohës e në momentin që flasim shumë prej tyre rradhiten si kryeveprat e para moderne reale shqiptare.

Për punët dhe arritjet në arkitekturë, arkitekt Koço Çomi është vlerësuar me disa çmime të rendësishme si : Çmimin e Republikës të Klasit të Parë (1979), Urdhrin e Punës së Klasit të Tretë (1968), Çertifikatë BPSH (1981), është vlerësuar në Fjalorin Enciklopedik Shqipetar si një ndër pesë arkitektët më të shquar të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, Anëtar Nderi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (2002).

Disa prej veprave janë:

Ndërtimet Social-Kulturore:
Hotel Turizmi në Korçë
Kompleksi i ish-Shkollës së Partisë së bashku me Konviktin e Vajzave
Kino-Teatri në Sarandë
Hoteli në Kukës
Hotel Pensioni në Fier
Rezidence Qeveritare në Shkëmbin Uji i Ftohtë – Vlorë
Rezidence Qeveritare në Ujin e Ftohtë (bashkautor)
Rezidencë në Velipojë
Rezidencë e kryeministrave në Tirane
Vila Duplex në Pogradec
Disa vila ne zonen e rezidences qeveritare ne Durrës
Stacioni hekurudhor i pasagjerëve në Fier
Stacioni hekurudhor i pasagjerëve në Lushnjë
Shtëpi Kulture në Çorovodë
Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” së bashku me shtypshkronjën.

Banesat Kolektive:
Studim, projekt-ide dhe projekt-zbatim i njësive të banimit komponibel, botimi i studimit, dhe realizimi në dy godina banimi, Elbasan
Grupi i banesave kolektive në rrugen Myslym Shyri – Tiranë
Grupi i godinave të banimit në rrugën Miqësia (pranë Librit Universitar)
Godinë banimi eksperimentale në Elbasan
Studio për piktorë dhe skulptorë në Tiranë e Re dhe pranë Medresesë

Projekt-Idetë :
Autor dhe bashkautor i disa projekt-ideve:
Hotel Tirana, Tiranë, (bashkautor)
Muzeumi Kombëtar, Tiranë (bashkautor)
Kompleksi Kulturor (Pallati i Kulturës), Korçë, (autor)
Bibloteka Kombëtare, Tiranë, (autor)
Studim urbanistik i Qendrës së Tiranës (bashkautor)
Godina e Instituteve e Materialeve të Ndërtimit, prapa Teatrit Kombëtar, Tiranë (bashkautor)
Studimi Urbanistik i Sheshit të Flamurit dhe kompleksit të banimit pranë tij, Vlorë, (bashkautor)

Bashkëpunime me skulptorë:
Projek-Ide per Varrezat e Deshmoreve, Tirane, (bashkautor, konkurs)
Projekt i realizuar për bazamentin dhe organizimin e sheshit të monumentit të Pavarësisë, Vlorë, (bashkautor)
Disa projekte në bashkëpunim me skulptorë për buste ose basorelieve në Elbasan, Korçë etj

Interieri:
Ka punuar për Ekspozitën Shqipëria Sot, si në rikonceptimin funksional ashtu edhe në realizimin e ekspozitës.
Ka hartuar dhe realizuar dy projekte për pavionin shqiptar në Leipzig 1969 dhe në atë të Stockolm-it 1971.
Ka punuar në fushën e interierit dhe dizenjimit të mobiljeve dhe pajisjeve të realizuara kryesisht në objektet si vijon:
Ish-Shkolla e Partisë dhe konvikti i saj të vajzave.
Hoteli Korçë
Kinoteatri Sarandë
Të gjithë rezedencat qeveritare të reja si dhe ato të rehabilituara që janë përmendur me sipër ( Rezidenca në Ujin e Ftohtë në Vlorë, Rezidenca në Velipojë, Rezidencat në plazhin e Durrësit dhe në ish-bllokun Tiranë etj)

Pas vitit 1993 punoi si profesionist i lire ku disa nga punimet që ka patur këtë periudhë janë:
Shkolla “Naum Veqilharxhi” – Korçë;
Shkolla “Demokracia” – Korçë;
Shkolla e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara – Korçë ( Ndërtim i ri & Rehabilitim);
Kopshti 18 – Korçë (Ndërtim i ri & Rehabilitim);
Në bashkëpunim me CMA rehabilitime të tre Laboratorëve spitalore.

Çmime dhe Vlerësime:
Çmimin e Republikës të Klasit të Parë (1979)
Urdhrin e Punës së Klasit të Tretë (1968)
Çertifikatë BPSH (1981),
Është vlerësuar në Fjalorin Enciklopedik Shqipetar si një ndër pesë arkitektët më të shquar të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore
Anëtar Nderi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë (2002).

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022445917129517
array(1) { ["section"]=> string(50) "ndahet-nga-jeta-arkitekti-i-njohur-koco-comi-79995" }