Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Ndue Shyti, një nga krijuesit dhe instrumentistët më të njohur në botën e muzikës shqiptare.
Ishtë ndër artistët arti i të cilit do mbetet edhe sot falë punës së palodhur të tij, ishte interpretues në pesë vegla, krijues dhe dirigjues në orkestrën më të madhe të muzikës popullore mbi të gjitha interpretues i 100 veglave muzikore në ansamblin e Pukës.
Artisti me origjinë nga rrethi i Pukës është ndëruar me shumë çmime, gjithashtu është vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Ai njihej ndryshe si “Mbret i çiftelisë” dhe kështu do quhet përjetë për shkak se është karakterizuar i tillë.