Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar Qazim Shemaj, vuante nga një sëmundje e rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 28-04-2017 Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar Qazim Shemaj, vuante nga një sëmundje e rëndë

Është ndarë nga jeta në moshën 67-të vjeçare artisti i madh, liriku i shqipes Qazim Shemaj.

Mësohet se Shemaj vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori dhe jetën. Artisti është i njohur për vargjet e tij lirike, por dhe për lidhjen e ngushtë me letërsinë ruse, prej së cilës ka sjellë në shqip vargje të poetëve të mrekullueshëm të kësaj kulture.

Ikja e tij është një humbje për letrat shqipe, të cilat humbën një prej dashnorëve të fundit jo vetëm të përkthimit por edhe poezisë. Shemaj i përket asaj plejade shkrimtarësh që karrierën e tyre e ngritën para viteve 90-të, duke u përballur përmes krijmtarisë me soc-realizmin.

Emri i tij figuron në një pjesë të rëndësishme të prodhimit letrar pas viteve 80-të, duke qënë një zë i njohur jo vetëm i poezisë por edhe i kritikës letrare. Ai lindi më 5 mars 1950 në fshatin Qesarak të Tepelenës.

Shemaj u diplomua në Universitetin e Gjirokastrës në degën e Gjuhë Letërsisë. Ai gjithashtu mori më pas një diplomë pasuniversitare në degën e Kritikës letrare në këtë Universitet.

Ai punoi si mësues fillimisht në shkollë e më pas si zëvendës lector në Universitetin Eqrem Cabej. Që nga viti 1986 ai ka qënë redaktor i Revistës Hosteni dhe i gazetës Drita.

Shemaj është themelues dhe redaktor i revistës letrare Mjelma dhe Kacamici, të dyja revista për fëmijë. Ai ka krijuar dhe një revistë letrare AG si dhe është autor i disa librave. Ai është autor i disa përmbledhjeve me lirika. Për krijmtarinë e tij janë shprehur autorë si Dritëro Agolli, Sadik Bejko, Perikli Jorgoni, Bedri Dedja, Nasho Jorgaqi, etj.

Dy vjet më parë më 17 nëntor 2015, me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, Rusia do ta nderonte me Medaljen e Artë që mban emrin e Pushkinit me motivacionin “Për besnikëri ndaj fjalës dhe punës” për meritat e tij në popullarizimin e literaturës ruse në Shqipëri”./Newsbomb.al/ 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029603958129883
array(1) { ["section"]=> string(90) "ndahet-nga-jeta-artisti-i-madh-shqiptar-qazim-shemaj-vuante-nga-nje-semundje-e-rende-76743" }