Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës, vajza jep lajmin e hidhur: Një yll do ndriçojë pranë mamit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:21 16-07-2019 Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës, vajza jep lajmin e hidhur: Një yll do ndriçojë pranë mamit

Ndahet nga jeta Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur Vaçe Zela.

Lajmin e hidhur për largimin e tij nga kjo jetë e ka dhënë vajza, Irma Rodiqi. Në rrjetet sociale ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e madhe pas asaj të nënës së saj.

"Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit", shkruan ajo mes të tjerash.

Për herë të fundit Pjetër Rodiqi ishte në Shqipëri në homazhet e Vaçe Zelës, ndërsa pas ceremonisë deklaroi.

"Për hir të së vërtetës duhet themi, se shteti shqiptar është kujdesur për shëndetin e Vaçes, u dërgua në Hungari, në Vjenë, ashtu edhe kur ishim në Zvicër. Mirënjohje të thellë i shprehim Qeverisë “Rama”, për organizimin në mënyrën më madhështore të ceremonisë së varrimit të Vaçes. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, që u rreshtuan në atë kortezh gjigant njerëzish dhe mjetesh, me buqeta e kurora lulesh në krah e lot në sy…", këto ishin fjalët e tij të fundit pas vdekjes së Vaçes.

Mesazhi i plotë i vajzës:

Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t'ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.

Irma Rodiqi

66700838_462164177902543_6824285545342959616_n.jpg

67078423_422989411631496_8170736270557839360_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072629451751709
array(1) { ["section"]=> string(106) "ndahet-nga-jeta-bashkeshorti-i-vace-zeles-vajza-jep-lajmin-e-hidhur-nje-yll-do-ndricoje-prane-mamit-172375" }