Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Paul Allen

Publikuar tek: bota, më 00:27 16-10-2018 Ndahet nga jeta bashkëthemeluesi i Microsoft, miliarderi Paul Allen Paul Allen në 2015, duke pranuar medaljen e filantropisë në Nju Jork. Foto: Steve Mack / Getty Images

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare Paul Allen, bashkëthemelues i kompanisë Microsoft.

Allen ndërroi jetë pas komplikacioneve nga një formë e kancerit limfoma jo-Hodgkin, në shtëpinë e tij në Seattle, njoftoi kompania e themeluar prej tij, Vulcan.

“Ai ishte një individ i shquar në çdo nivel”, u shpreh motra e tij, Jody.

“Ndërsa shumica e njihnin Paul Allen si teknolog dhe filantrop, për ne ai ishte një vëlla dhe xhaxha shumë i dashur, një mik i jashtëzakonshëm. Familja dhe miqtë ishin me fat të përjetonin  mendjen, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e thellë të tij", tha ajo në një deklaratë.

Allen ishte Shef Ekzekutiv i Microsoft për një kohë të gjatë. Ai renditet gjithashtu midis njerëzve më të pasur në botë. Sipas listës së Forbes ai renditej i 21-ti në botë, me një vlerë neto prej 20.3 miliardë dollarësh. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096969604492188
array(1) { ["section"]=> string(73) "ndahet-nga-jeta-bashkethemeluesi-i-microsoft-miliarderi-paul-allen-137960" }