Ndahet nga jeta finlandezi që shpiku SMS-të

Publikuar tek: bota, më 21:12 01-07-2015 Ndahet nga jeta finlandezi që shpiku SMS-të

Është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare, Matti Makkonen, i cili njihet edhe si “babai i SMS-ve”.

Makkonen vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa do të mbahet mend si personi i parë që dha idenë për dërgimin e mesazheve nëpërmejt telefonave celularë.

Përpara se ndërronte jetë, inxhinieri finlandez ishte shprehur se e sheh zhvillimin e kësaj teknologjie për dërgimin e mesazheve si një mënyrë për të bashkuar njerëzit në të gjithë botën, dhe se ishte Nokia që e ndihmoi të popullarizonte këtë shërbim. “Lansimi i vërtetë i këtij shërbimi, siç unë e shikoj, ishte kur Nokia prezantoi telefonin e parë që mundësoi shkrimin e mesazheve shumë lehtë (Nokia 2010 në vitin 1994),” ka deklaruar ai.

20 vite më pas koncepti i mesazheve ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme nga Whats App dhe Viber, e deri te rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025558948516846
array(1) { ["section"]=> string(49) "ndahet-nga-jeta-finlandezi-qe-shpiku-sms-te-15124" }