Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel, disidenti më i shquar i Kinës, Liu Xiaobo

Publikuar tek: bota, më 18:17 13-07-2017 Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel, disidenti më i shquar i Kinës, Liu Xiaobo

Është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare një prej avokatëve më të famshëm të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, Liu Xiaobo.

Xiaobo, fitues i çmimit nobel është një nga figurat më të shquara disidente të Kinës i burgosur me 11 vite burg për “përmbysje”.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në protestat e studentëve në Sheshin Tiananmen në vitin 1989, ku negocioi edhe lirimin e një numri të madh protestuesish. Protesta u kthye në një masakër të vërtetë kur ushtria shtypi me tanke qindra studentë.

Li Xiaobo u dërgua në një kamp përqëndrimi por iu dha e drejta të martohej me poeten Liu Xia.

Në vitin 2010 ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për “luftën e tij të gjatë dhe jo të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BE kërcënon Hungarinë me masa të ashpra për ligjin e arsimit
Bëma e radhës nga Donald Trump, nuk pranon që t’ja lëshojë dorën Macron (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0094959735870361
array(1) { ["section"]=> string(85) "ndahet-nga-jeta-fituesi-i-cmimit-nobel-disidenti-me-i-shquar-i-kines-liu-xiaobo-86054" }