Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë franceze Anna Karina

Publikuar tek: kulture-art, më 21:07 15-12-2019 Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë franceze Anna Karina Aktorja legjendare e kinematografise franceze, Ana Karina

Aktorja e famshme danezo-franceze Anna Karina ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital të Parisit pas një betejë të gjatë me kancerin në moshën 79 vjeçare.

Ministri francez i Kulturës, Franck Riester me anë të një postimi në rrjetin social twitter, bëri me dije se një prej ikonave të kinematografisë franceze u shua dhe se ditën e sotme kinemaja franceze ka mbetur jetime.

'Sot, kinemaja franceze është jetime. Ka humbur një nga legjendat e saj', ka shkruar ministri francez Riester.

Karina filloi të bëhej një yll në ngjitje i kinematografisë pasi u cilësua si muza e ish-burrit të saj, regjizorit Jean-Luc Godard në vitet 1960.

Ajo filloi hapat e saj në kinematografi si një adoleshente, menjëherë pasi u transferua në Paris nga vendi i saj i lindjes, Danimarka, kur u pikas nga Godard.

Karina deklaroi disa vite më vonë që Godard donte që ta bënte protagoniste Karinën në filmin e tij të parë dhe më të famshëm, Breathless, por ajo nuk kishte pranuar për shkak se roli kishte shumë skena erotike dhe lakuriqësi.

Në vitin 1961 Karina dhe regjisori Godard u martuan dhe vetëm disa muaj më vonë, Karina fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Berlin për rolin në filmin 'Godard's A Woman is a Woman'.

Pas divorcit të tyre disa vite më vonë, Karina vazhdoi të kishte një karrierë të gjatë në kinematografi, duke punuar edhe me kineastët Jacques Rivette, Luchino Visconti dhe Tony Richardson.

Gjatë fillimit të viteve 1970, Karina punoi edhe prapa kamerave, duke drejtuar të gjithë regjinë e filmit 'Ansamblin Vivre', një film ku bëhej fjalë për një romancë të trazuar midis një mësuesi të historisë dhe një gruaje të re me shpirt të lirë që përfundon në dhunën në familje dhe abuzimin me drogën.

anaaaaaa.jpg

direktttt.jpg

ana carina.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030894041061401
array(1) { ["section"]=> string(67) "ndahet-nga-jeta-ikona-e-kinematografise-franceze-anna-karina-189494" }