Ndahet nga jeta ish-biznesmeni dhe sportisti i njohur Muhamet Malo

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 06-03-2017 Ndahet nga jeta ish-biznesmeni dhe sportisti i njohur Muhamet Malo

Kolonjari Muhamet Malo, ish sportist i njohur dhe një nga biznesmenët e parë me ardhjen e demokracisë, ka ndërruar jetë. Lajmin e  bën me dije miku i tij Ilir Kadia që shkruan edhe disa fjalë prekëse lamtumire:

“Nëna më bëri sot kafen më të hidhur të jetës! Lotët i binin në filxhan! Unë bëra gabim që qava në sy të saj për ikjen tënde o miku im më i mirë!
Lamtumirë Muhamet Malo”.

KUSH ISHTE MUHAMET MALO:

Muhamet Malo i lindur ne 13 maj 1957 me origjine Kolonjare,ish sportist i njohur (mundës),me ardhjen e demokracisë ishte nder biznesmenet e parë. Karrierën e tij sportive e ka nisur te Studenti, teksa ka bërë sport nga 1971-1977. Mandej nga 1977 deri më 1979 ka qenë pjesë e Partizanit, ndërsa deri në vitin 1990 përsëri pjesë e Studentit. Nga viti 1982 deri në 1990 është kampion i Shqipërisë në mundjen klasike për peshë 82 kg deri në 90 kg.

Ndër bizneset e medha të tij janë :Eurolloto,Televizioni Telesport, Dajti Expres (teleferiku), aksioner nëe Banka Credins etj. Njihet dhe si humanist me kontribut ne ndihme te artit dhe sportit shqiptar,te kujtojme "Ethet e se premtes mbrema" , por dhe lobist i sportit shqiptar ne bote. Kohët e fundit është nderuar dhe me titullin Honoris Causas. Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe nga shoqata e të verbërve, jetimëve, nga shkolla “Bajram Curri”, jetimëve, por dhe nga xhudo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje tragjike në Tiranë, humb jetën foshnja 2 muajshe, nisin menjëherë hetimet
Arrestohet në Tiranë Genis Mëhillaj, bashkëpunëtor i vrasësit Julian Sinanaj »
Article Logic
Execution time: 0.013190031051636
array(1) { ["section"]=> string(72) "ndahet-nga-jeta-ish-biznesmeni-dhe-sportisti-i-njohur-muhamet-malo-70968" }