Është ndarë nga jeta mjekja dhe ish deputetja e Partisë Demokratike në vitin 1992, Rushen Golemi. Lajmin e ka dhënë kolegu i saj, Tritan Shehu.
“Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Një lajm shumë i hidhur ky për familjen e saj, për tëgjithë ne, që patëm fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.
Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.
Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.
I pa harruar do te jete kujtimi i saj.”