Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 24-01-2019 Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare ish ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi.

Ish gjenerali i Partisë Shqiptare të Punës shërbeu si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, njihet po ashtu si Ministri i fundit i Mbrojtjes i epokës komuniste në Shqipëri dhe ishte anëtar i Byrosë Politike.

Në vitin 1974, Mustaqi u zgjodh për herë të parë si përfaqësues në Kuvendi Popullor si pjesë e mandatit të tetë ligjor deri në legjislaturën e 12-të në 1992.

Në Kongresin e 9-të të Partisë Komuniste në nëntor të vitit 1986, ai u zgjodh kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe përfundimisht u ngrit në detyrë në korrik 1990 si anëtar i Byrosë Politike, ku qëndroi deri në qershor të vitit 1991.

kico-mustaqi.jpg

50824427_936171949908737_4132479015220936704_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastrimi i parave/ Ndryshon ligji, politikanët 10 vjet nën vëzhgim pas lënies së detyrës
Protesta e studentëve, ndryshon sot strategjia »
Article Logic
Execution time: 0.012070894241333
array(1) { ["section"]=> string(60) "ndahet-nga-jeta-ish-ministri-i-mbrojtjes-kico-mustaqi-150096" }