Ndahet nga jeta ish-presidenti i Egjiptit, drejtoi shtetin për 3 dekada

Publikuar tek: bota, më 13:21 25-02-2020 Ndahet nga jeta ish-presidenti i Egjiptit, drejtoi shtetin për 3 dekada

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-presidenti Egjiptian Hosni Mubarak, në moshën 91 vjeçare.

 

Ai ka qëndruar në krye të shtetit për 30 vjet dhe është tërhequr nga posti vetëm pas një revolucioni që u ngrit në vitin 2011.

Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit duke filluar në vitin 1981 deri në largimin e tij. Ai u hoq nga posti pas revolucionit që u quajt 'Pranvera Arabe'. Pas këtij revolucioni ai u burgos, por u lirua në vitin 2017 pasi ranë akuzat e bëra ndaj tij.

Sundimin e tij mediat e kanë karakterizuar me korrupsion, brutalitet policor dhe shtypje politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088059902191162
array(1) { ["section"]=> string(77) "ndahet-nga-jeta-ish-presidenti-i-egjiptit-drejtoi-shtetin-per-3-dekada-196387" }