Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës së lehtë shqiptare Anita Take

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 12-01-2017 Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës së lehtë shqiptare Anita Take

Këngëtarja e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take, është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

E lindur në një familje që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë. Debutimin e saj të fundit ka qenë te spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë.

Anita Take është nderuar me çmimin "Naim Frashëri i Artë". Newsbomb.al i shpreh ngushëlimet familjes dhe të afërmve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bora në Tiranë, ja çfarë ndodhi sot me kafshët e shpendët e Kopshtit Zoologjik (Foto)
Jetoni shumë pranë rrugës? Atëherë rrezikoheni nga kjo sëmundje »
Article Logic
Execution time: 0.010895013809204
array(1) { ["section"]=> string(72) "ndahet-nga-jeta-kengetarja-e-muzikes-se-lehte-shqiptare-anita-take-65355" }