Ndahet nga jeta lahutari 107-vjeçar, rapsodi Gjok Nonaj

Publikuar tek: aktualitet, më 22:36 26-07-2017 Ndahet nga jeta lahutari 107-vjeçar, rapsodi Gjok Nonaj

Është ndarë nga jeta në moshën 107 vjeçare Gjok Nonaj, i njohur edhe si rapsodi më i vjetër i botës.

Lahurati, rapsodi Gjok Nonaj ndërroi jetë në orën 16:55 minuta në spitalin e Lezhës i rrethuar nga dashuria e familjes së tij.

“Dy vdekje nuk ka dhe nga njera nuk shpëtojmë dot” thotë populli, por Gjoka e sfidoi vdekjen deri në fund me lahutë në dorë e këngë në buzë. Ai, si lajmës i traditës, solli deri në kohët moderne magjinë e Eposit, kreshnikët tanë dhe bukurinë e bjeshkëve tona me gjithë forcën e shpirtit. Në moshën 105 vjeçare debutoi në vitin 2015 në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm të këtij lloji”, shkruan etnomuzikologu Vasil Tole.

Pritja te familja Nonaj, Lagjia e Shaljanve Ishull Shengjin – Lezhë. Ceremonia e varrimit do të bëhet më datën 28 korrik 2017, ora 13.00 në varrezat e Kodër Marlekaj, Lezhë.

wert34t34t345y4y4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020281076431274
array(1) { ["section"]=> string(60) "ndahet-nga-jeta-lahutari-107-vjecar-rapsodi-gjok-nonaj-87457" }