Ndahet nga jeta mjeku i shquar, Prof. Dr. Elez Selimi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 05-05-2017 Ndahet nga jeta mjeku i shquar, Prof. Dr. Elez Selimi

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Elez Selimi. Mjeku dhe pedagogu i shquar nga Fushë-Arrëzi është ndarë ditën e djeshme nga jeta dhe sot u përcoll nga miq e të afërm për në banesën e fundit.

Kush ishte Elez Selimi:

Prof. Dr. Elez Selimi lindi në qytetin e Fushë-Arrëzit më 04.12.1940. Kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, shkollën 7-vjeçare në Shkodër dhe shkollën e mesme në Tiranë. Ai kreu arsimin e lartë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitet 1956-1961. Pas studimeve të larta, në vitet 1961 – 1964, ishte bashkëpunëtor shkencor i Fakultetit të Mjekësisë.

Në vitet 1964 – 1974, ai emërohet Shef Shëndetësie dhe Shef i Repartit të Patologjisë në Pukë. Pastaj, në vitet 1974 – 1975, ai ishte Pedagog në Katedrën e Terapisë Hospitalore, në vitet 1976 – 1986, ishte Përgjegjes i Specialitetit të Pneumologjisë dhe në vitet 1986 – 1999, ishte Shef i Klinikës së Pneumologjisë. Prof. Selimi ka kryer Specializimin në Fiziopatologji, në vitet 1961 – 1964, Specializimin në Sëmundje të Brendshme, në vitet 1967 – 1970, dhe Specializimin në Pneumologji, në vitet 1975 – 1976. Gjithashtu, Prof. Selimi ka kryer një sërë kualifikimesh jashtë vendi ku mund të përmenden: Kualifikim në Kubë në vitin 1989, Kualifikim në Francë në vitin 1998 dhe Kualifikim në Itali në vitin 1999. Gjatë jetës së tij, Prof. Selimi ka kryer detyrat dhe funksionet të rëndësishme si Shef Shërbimi i Pneumologjisë, Shef i Katedrës Pneumologji, Gastrolopatologji – Radiologji, Shef i Klinikës Pneumologjisë,  Zv/Drejtor shkencor i Spitalit Universitar të Mushkërive, Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit Mjekësisë, Anëtar i Akademisë së Shkencave të Neë Yorkut, Anëtar i Shoqatës Pneumologëve Europian (ERS), Anëtar i Shoqatës AIPO Itali (Shoqata e pneumologëve të spitaleve të Italisë) dhe Kryetar i Shoqatës së Pneumologëve të Shqipërisë.

Prof. Dr. Elez Selimi ka qenë themelues i specialitetit të Pneumologjisë në vitin 1976 dhe drejtues i këtij specialiteti nga viti 1976 e në vazhdim. Ai ka aplikuar për herë të parë në Shqipëri elektroforezën e proteinave më 1962 dhe ka qenë drejtues i grupit studimor të Epidemiologjisë së hipertensionit arterial në Shqipëri, gjatë të cilit u depistuan 84 000 persona, në grup mosha të ndryshme të popullsisë. Ka aplikuar ekzaminimet funksionale pulmonare për herë të parë në Shqipëri, më 1976, dhe ka aplikuar për herë të parë në Shqipëri, studimin me izotope radioaktive të mushkërive, si Shentigrafinë pulmonare dhe gjurmimin e metastazave kanceroze në kancerin pulmonar. Këto metoda aplikohen me sukses për diagnozën e sëmundjeve pulmonare që nga viti 1977. Ka hartuar protokollet diagnostike dhe kurative të disa sëmundjeve pulmonare si: tromboembolive pulmonare, tuberkulozit pulmonar, kancerit pulmonar, bronkiteve kronike, sarkoidozës etj. Gjithashtu, Prof. Selimi ka marrë pjesë në kongrese ndërkomnëtare me referime për Tromboembolitë pulmonare te gratë gjatë përdorimit të kontraceptivëve dhe ka publikuar një numër të madh botimesh që janë bazat e studimeve shqiptare në fushën e Semundjeve të mushkërisë:

– Sëmundjet e mushkërive 1998
-Pneumologjia në pyetje kuic 2003
– Hepatitet eksperimentale 1961
– Sëmundja Hipertonike 1980
– Programi i kontrollit të tuberkulozit në Shqipëri
(me bashkëautor) 2002
– Spok (Sëmundja pulmonare obstructive kronike
(me bashkëautor) 2002
– Infeksioni HIV dhe mushkria në botim
– Hipertensioni arterial parësor pulmonar.

Me punën e tij të palodhshme si pedagog, si shkencëtar i fushave mjekësore dhe si mjek me talent të rrallë, Prof. Dr. Elez Selimi ka dëshmuar virtytet e larta morale të humanizmit, përkushtimit, devotshmërinë, profesionalitetit dhe përgjegjshmerisë. Këto cilësi e nderojnë dhe lartësojnë emrin e tij. Veprimtaria e tij e madhe shkencore dhe profesionale në dobi të njerëzve, bëri që jo vetëm populli e vendi i tij të krenohen me të, por edhe brezat e mjekëve, të cilët sot studiojnë në tempullin e humanizmit dhe shkencës, siç është Universiteti i Mjekësisë, të njohin dhe të admirojnë këtë personalitet të madh të mjekësisë shqiptare. Kontributi i tij mësimdhënës dhe puna e palodhshme shkencore, na bëjnë të jemi të gjithë krenar dhe mirënjohës për këtë personalitet të shquar të Mjekësisë Shqiptare. Ngushëllime të sinqerta, shkruan Rektorati i Universitetit të Tiranës.

               

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT: Sheshi “Nënë Tereza” mbulohet nga një tapet gjigant
TMERR/ 31-vjeçari me "Kavasaki" përplas dy fëmijë 9 dhe 10 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.013326168060303
array(1) { ["section"]=> string(56) "ndahet-nga-jeta-mjeku-i-shquar-prof-dr-elez-selimi-77597" }