Ndahet nga jeta mjeku i Spitalit Ushtarak, kirurgu humbi betejën me sëmundjen e rëndë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 28-12-2017 Ndahet nga jeta mjeku i Spitalit Ushtarak, kirurgu humbi betejën me sëmundjen e rëndë (EMRI)

Është ndarë nga jeta mjeku kirurg i Spitalit Ushtarak, Arben Runa.

Ndarja e parakohshme nga jeta erdhi si shkak i një sëmundje të rëndë në mushkëri, me të cilën u përball dy vitet e fundit.

Lajmin e trishtë e ka ndarë gazetari i njohur Mero Baze përmes një statusi në facebook. Sipas tij Runo veç mjekësisë kishte pasion edhe letërsinë, si dhe ishte autor i disa tregimeve dhe reportazheve.

“Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90.
Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen ne te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”, shkruan Baze në profilin e tij në facebook.

 

mero.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069501399993896
array(1) { ["section"]=> string(96) "ndahet-nga-jeta-mjeku-i-spitalit-ushtarak-kirurgu-humbi-betejen-me-semundjen-e-rende-emri-104639" }