U nda nga jeta kompozitori dhe një ndër kitaristët virtuozë që la gjurmë në brezin e viteve 60-70 në Shqipëri, Mjeshtëri i Madh, Alfons Balliçi.
“Muzikant i talentuar me një vesh absolut, qe të mahniste për mprehtësine e dëgjimit , dhe virtuozitetin improvizues të kitarës të cilën e mësoi që në fëmijëri pothuajse autodidakt. Njohës i shkëlqyer i motiveve të Elbasanit ku dhe kaloi periudhen me të rëndesishme të jetes së tij ai kontribuoi fuqishëm në përpunimin e melodive dhe motiveve të Shqipërisë se Mesme sa qe ato iu benë elemente organike qe i buronin në formën më të përsosur dhe origjinale ne te gjithë krijimtarinë muzikore të tij, shkruante në Facebook, kompozitori i njohur Gazmend Mullahi.
U edukua seriozisht duke u pajisur me dije të plota dhe profesionale duke kryer me sukses Akademinë e Arteve duke qënë nder kuadrot e parë te tij. Ashtu si edhe plot kolegë krijues e muzikantë të shkëlqyer si Deda, Krajka, Lalo, Xhunga, Kodra, Laro, Shengjergji, Peçi, Minga, Zaharian, Tili , ai shtroi rrugën e drejtë duke dhenë këngës tonë dhe muzikës në përgjithësi një tingellim sa origjinal dhe profesional që do të perbente një pervoje të mrekullueshme dhe një model të rëndësishëm për brezat e mëvonshëm.
Plot elegancë dhe me një përmbajtje të shëndoshë melodie kombëtare do mbahet mend koncerti i organizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me krijimtarinë më të spikatur të këtij artisti e cila ishte dhe një përshëndetje për të gjithë artëdashesit dhe dashamirësit e këtij zhanri.