Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeç Nadia Toffa, gazetarja e Le Lene që luftoi me kancerin, u cilësua një luftëtare për mesazhet ndaj sëmundjes

Publikuar tek: bota, më 10:13 13-08-2019 Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeç Nadia Toffa, gazetarja e Le Lene që luftoi me kancerin, u cilësua një luftëtare për mesazhet ndaj sëmundjes

U nda nga jeta Nadia Toffa, pas një lufte të gjatë me kancerin. Drejtuesja dhe gazetarja e Le Lene, ishte vetëm 40 vjec. Lajmin e bëri të ditur stafi i televizionit në rrjetet sociale.

Le lene I kanë dedikuar një status të ndjerë. “Dikush mund të mendojë se ke humbur, por kush ka jetuar si ty, nuk humbet kurrë. Ke luftuar me kokën lartë dhe e buzëqeshur, me dinjitet dhe duke vendosur forcën deri në fund, deri më sot. Në jetë ke luftuar shumë. Ke luftuar edhe kur erdhe tek ne, dhe ndoshta për këtë, na fitove të gjithëve”.

Toffa ka treguar për sëmundjen e saj në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol force dhe durimi për shumë të sëmurë. Postimi I fundit në rrjetet sociale është në 1 korrik, përpara se të përkeqësohej. Eshtë një foto e saj e qeshur, së bashku me qenin.

Në pak minuta sa u dha lajmi për ndarjen e saj nga jeta, kanë vërshuar komentet e shumta.

Nadia Toffa lindi në Breshia në 10 qershor 1979. Në 2009 filloi punën tek Le Lene. Eshtë vlerësuar dy herë me çmime në gazetari.

E zbuloi sëmundjen në fund të vitit 2017. Pas dy muajsh kurimi, në shkurt, gazetarja u kthye në ekran dhe pranoi: “Kisha kancer”. Që në atë moment, Nadia Tuffa u kthye në një symbol për ata që luftojnë me sëmundjen, për rezistencën që bëri. “ne fitojmë gjithmonë” shkroi një muaj më parë në një letër për gazetën la Repubblica.

8.jpg

1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069849491119385
array(1) { ["section"]=> string(146) "ndahet-nga-jeta-ne-moshen-40-vjec-nadia-toffa-gazetarja-e-le-lene-qe-luftoi-me-kancerin-u-cilesua-nje-luftetare-per-mesazhet-ndaj-semundjes-175182" }