Ndahet nga jeta në moshën 44 vjeçare aktori shqiptar, humbi betejën me sëmundjen e kancerit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:06 26-10-2020 Ndahet nga jeta në moshën 44 vjeçare aktori shqiptar, humbi betejën me sëmundjen e kancerit Në të majtë aktori Shkëlzen Rraci

Aktori i njohur kosovar Shkëlzen Rraci, ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare.

Fatkeqësisht ai nuk arriti që t'i mbijetojë sëmundjes së kancerit. Lajmi u bë i ditur nga miku i tij i ngushtë dhe aktori, Xhelal Haliti, i cili i ka dedikuar disa fjalë prekëse aktorit.

Ai shprehet se Shkëlzenin do ta kujtojnë gjithmonë për energjinë dhe entuziazmin që e karakterizonte.

Postimi i plotë:

Qenka e vështire ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera.

Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë.

Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe .

Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat” (2006-2010). Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e shumë filmave të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncoi dhënien e nënshtetësive nga Meta, Komisioni i Sigurisë Kombëtare thërret gazetarin e Carlo Bollinos
Ra nga çatia gjatë punimeve, 55-vjeçari në Maliq dërgohet me urgjencë në spital (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0103440284729
array(1) { ["section"]=> string(97) "ndahet-nga-jeta-ne-moshen-44-vjecare-aktori-shqiptar-humbi-betejen-me-semundjen-e-kancerit-225212" }