Ndahet nga jeta oficeri i Policisë së Kosovës, Haradinaj jep lajmin e hidhur

Publikuar tek: rajon, më 15:15 16-10-2019 Ndahet nga jeta oficeri i Policisë së Kosovës, Haradinaj jep lajmin e hidhur

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar ndarjen nga jeta të oficerit të policisë së Ferizajt Bedri Rexhaj.

Përmes një statusi në “Facebook”, Haradinaj shprehet se oficeri Bedri Rexhaj ishte një luftëtar trim, që i shërbeu kurdoherë atdheut me dinjitet.

Më tej Haradinaj shton se oficeri Rexhaj e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij

'Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!', shkruan ai.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10578918457031
array(1) { ["section"]=> string(82) "ndahet-nga-jeta-oficeri-i-policise-se-kosoves-haradinaj-jep-lajmin-e-hidhur-182323" }