Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, profesori i njohur i gjeografisë dhe demografisë, Arqile Bërxholi. Bërxholi i lindur më 3 shkurt të vitit 1943 njihet për botimin e hartave dhe atlaseve në Shqipëri.
Ai u diplomua në degën Histori-Gjeografi të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1967, me titull: “Mësues i Historisë dhe Gjeografisë për Shkollat e Mesme”.
Pas kualifikimit universitar ai u pajis me disa grada dhe tituj shkencorë si “Docent”, “Doktor i Shkencave”, “Mjeshtër Kërkimesh”, “Drejtues Kërkimesh” dhe “Profesor”.
Në përfundim të studimeve të larta, ai u emërua drejtor në shkollën 8-vjeçare “Misto Mame” në GJirokastër. Pas kësaj u e mërua asistent në Katedrën e Gjeografisë,në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tirane, ku filloi përgatitja si pedagog i lëndës “Gjeografi ekonomike e Shqipërisë” dhe mori titullin “pedagog” me një përvojë pune 45 vjeçare në mësimdhënie.