Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Publikuar tek: aktualitet, më 15:10 14-08-2019 Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçari regjisori Gjergj Xhuvani, bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani.

Mësohet se regjisori ka ndërruar jetë në Romë si pasojë e një arresti kardiak.

Xhuvani do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. 

Nga viti 1986 deri në 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma, dhe në 1991, drejtoi filmin e tij të parë të shkurtër Bardh e zi (1991). Autori i skenarëve të filmave animues, ai botoi edhe dy romane 'Varka e të varfërve' dhe 'Deri në orën 12'. Parrullat (2001) është filmi i tij i dytë me metrazh të gjatë.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070309638977051
array(1) { ["section"]=> string(47) "ndahet-nga-jeta-regjisori-gjergj-xhuvani-175318" }