Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Italian

Publikuar tek: kulture-art, më 18:37 17-07-2019 Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Italian

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një ndër shkrimtarët më të mëdhenj italian të letërsisë bashkëkohore, Andrea Camilleri.

93-vjeçari njihej nga të gjithë lexuesit me personazhin e inspektorit Salvo Montalbano.

Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit ka shprehur ngushëllime edhe Ambasada Italiane në Tiranë, e cila e cilëson si një burrë që ka fituar bukën duke bërë atë që i pëlqente: të rrëfente histori.

Reagimi i Ambasadës Italiane në Tiranë:

Andrea Camilleri, babai i Montalbano-s, ndërroi jetë sot në Romë në moshën 93-vjeçare. Autor i madh bashkëkohor, një burrë që ka jetuar gjithmonë siç ka dashur, që ka fituar bukën duke bërë atë që i pëlqente: të rrëfente histori.

“Nëse një personazh nuk është në gjendje të ngrihet nga faqja e shkruar dhe të ecë nëpër dhomë, atëherë sipas meje, ai personazh ende nuk është zgjidhur”.

Rrugë të mbarë, mjeshtër!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.096956014633179
array(1) { ["section"]=> string(50) "ndahet-nga-jeta-shkrimtari-i-njohur-italian-172522" }