Ndahet nga jeta Shpresa Zeraliu, kostumografja e gjithë festivaleve të RTSH

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 29-03-2015 Ndahet nga jeta Shpresa Zeraliu, kostumografja e gjithë festivaleve të RTSH Shpresa Zeraliu, kostumografja e festivaleve ne RTSH ndahet nga jeta ne moshen 70-vjeçare

Kostumografja e të gjitha festivaleve  të RTSH-së, Shpresa Zeraliu është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 70  vjeçare. Zeraliu ka veshur emrat më në zë të skenës shqiptare duke përfshirë edhe artistët e rinj të ditëve të sotme. E ftuar një vit më parë në një emision kushtuar këngëtares së madhe Vaçe Zela, stilistja Zeraliu rrëfente se sa punë dhe mund i duhej që ti përshtatej shijes së hollë të Vaçes në kushtet sikurse shprehej që : “copat në dispozicion nuk ishin të shumta, duheshin rrugëtime të tëra që të gjendej lënda e parë e fustaneve”.  

Ndërsa  pas festivaleve, kujtonte stilistja Zeraliu, nëpër rrobaqepësi kërkohej “fustan Vaçeje”. “Jam mësuar që të tregoj durim në këtë punë, dëshira për ndryshime të vogla, teka, kanë të gjithë. Duhet pak bashkëpunim reciprok që në fund puna të dalë mirë. Dikur artistët kishin të drejtë se ne nuk kishim shumë gjëra në dispozicion për t’i kënaqur, duhet të sajoheshin me ato që mundeshim. Tani nuk mungon gjë por janë aq të shumta mundësitë e punimit dhe të ideve sa do ketë gjithsesi pretendime, teka, sugjerime”, rrëfente stilistja Zeraliu. Me pasionin e ushqyer prej shijes për gjërat e bukura, ngjyrat modelet, Shpresa Zeraliu ka bashkëpunuar edhe me shumë piktorë si Hysen Devollin, Taulant Pustinën, Ali Osekun, Gjergj Markun, ndërsa në Teatrin e Operas dhe Baletit, si një nga realizimet më të bukura me kostume, ajo vlerësonte baletin Gjergj Elez Alia. Pas viteve ’90, Zeraliu ka bashkëpunuar me regjisoren Vera Grabocka me spektaklet e para  apo edhe Miss-et.

(ATSH)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastrohet Rruga e Kombit, u hoqën 8 mijë metër kub dhera që ranë para 4 ditësh
Elbasan, përplasje midis tifozerive shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.011814117431641
array(1) { ["section"]=> string(79) "ndahet-nga-jeta-shpresa-zeraliu-kostumografja-e-gjithe-festivaleve-te-rtsh-7263" }