Ndahet nga jeta stilistja, mësoni sa u rrit çmimi i çantave të saj pas vdekjes

Publikuar tek: bota, më 12:09 17-06-2018 Ndahet nga jeta stilistja, mësoni sa u rrit çmimi i çantave të saj pas vdekjes Stilistja Kate Spade

Ndarja e papritur nga jeta e stilistes amerikane Kate Spade, e cila pak ditë më parë u vetëvra në apartamentin e saj, ka bërë që çmimet e çantave të saj në tregun e gjërave të përdorura të rriten disa fish.

Një prej këtyre dyqave, por që shërben online, Tradesy, shpjegon se kërkesa për krijimet e Spade vetëm në ditën e vdekjes u rrit me 800 për qind. Çmimet u rritën po ashtu, çanta që më parë shiteshin 50 dollarë, tani kanë arritur në 300 dollarë, po aq sa kushtojnë dhe çantat e koleksionit të ri.

“Kurdoherë që një artist i çdo fushe ndahet nga jeta, është një gjë e zakonshme që të rritet kërkesa për produkteve të tyre, si dhe çmimet. Por unë kurrë nuk kam parë një rritje kërkese dhe çmimesh kaq të lartë më parë’, shpjegon Kamini Lane, drejtorja e marketingut të Tradesy

Stilistja 55 vjeçare, që së bashku me bashkëshortin e saj ngriti një perandori të modës, veçanërisht në Amerikë, u gjet e vetvrarë në apartamentin e saj në Neë York, më 5 qershor.

Produktet e Kate Spade ishin të arritshme për shumë shtresa të ndryshme klientësh, ndaj edhe tani dëshirohet nga një bazë më e gjerë, shpjegon më tej Kamini Lane.

Çantat plot ngjyra dhe dizenjo, për të cilat Spade u bë e famshme, i ofrojnë klienteve një stil të veçantë në një kohë kur çantat luksoze nuk mund të arrihen nga të gjithë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089089870452881
array(1) { ["section"]=> string(84) "ndahet-nga-jeta-stilistja-mesoni-sa-u-rrit-cmimi-i-cantave-te-saj-pas-vdekjes-124726" }