Ndahet nga jeta në moshën 64 vjeçare Fehmi Bushati, anëtar i Partisë Demokratike në Shkodër, një qytetar frymëzues për komunitetin.
Fehmiu njihej nga të gjithë në qytetin e Shkodrës për pasionin e madh ndaj biçikletës. Ai bënte orë e orë të tëra rrugë me mjetin e tij pedalues.
“Unë jam marrë me sporte të rënda por dashuria ime ka qenë bicikleta. E kam shok jete, kam shkuar deri në Ulqin, në Tivar e Podgoricë... vetëm shkoj, 3 orë ika dje në Podgoricë. Jam 63 vjeç e ndjej vetëm kënaqësi”, thoshte në intervistën e një viti me parë Fehmi Bushati, cermeonia mortore për të cilin do zhvillohet nesër në orën 12:00 në Shkodër.
Sakaq, edhe deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social.
“U nda nga jeta një shpirt i lirë, frymëzues për të gjithë që nuk nënshtrohen ndaj padrejtësive, demokrat i vërtetë e dinjitoz. Do na mungosh shumë të gjithëve miku im Fehmi Bushati !
I paharruar qofte kujtimi yt!”, shkruan deputeti i PD.