Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli

Publikuar tek: aktualitet, më 20:49 08-10-2016 Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli

Është ndarë papritur nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Mësohet se Bakalli ka ndërruar jetë nga sëmundja e leucemisë.

 

Bakalli ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për katër vite, konkretisht nga viti 2005 deri në 2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.

Ai dha dorëheqje nga PD pas përplasjeve me ish-Kryetaren e Kuvendit dhe zv.kryetaren e kësaj partie, Jozefina Topalli. Pas tërheqjes nga politika, iu përkushtua jetës akademike. Aktualisht Bakalli ishte pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087339878082275
array(1) { ["section"]=> string(80) "ndahet-papritur-nga-jeta-ish-deputeti-i-partise-demokratike-gilman-bakalli-55535" }