Ndahet papritur nga jeta në moshën 48-vjeçare ish-zyrtari i PD-së, Dhurim Alinani

Publikuar tek: aktualitet, më 16:54 10-05-2017 Ndahet papritur nga jeta në moshën 48-vjeçare ish-zyrtari i PD-së, Dhurim Alinani

Ndahet papritur nga jeta në moshën 48 vjeçare, ish-kryebashkiaku i Delvinës Dhurim Alinani.

Alinani, sipas burime të konfirmuara nga newsbomb.al, ka ndërruar para pak minutash si pasojë e një ataku kardiak.

Alinani, nga rradhët e PD, ka qeverisur bashkinë e Delvinës për dy mandate rresht por në zgjedhjet lokale të vitit 2015 ai humbi përballë kandidatit të LSI.

MË SHUMË RRETH DHURIM ALINANIT:

Lindur më 11 Qershor 1969 me profesion Ekonomist / Jurist.

I diplomuar fillimisht për Ekonomi, Durimi ka kryer studimet për drejtësi dhe kishte titullin “Avokat“.  Lëvizja  e studentore shënon hapat e tij të para në politikë. Që prej atij momenti  ai ka qenë një nga aktivistët politik demokrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës duke mbajtur edhe postin e kryetarit të PD–së së degës.

Për më shumë se 20 vjet është angazhuar në administratën publike. Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në  vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë.

Karrierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal. Ai ka spikatur si manaxher dhe drejtues i shkëlqyer në cilësin e Nënprefektit të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë. Puna e tij e ka bërë Durimin njeriun tek i cili komuniteti i gjerë i Delvinës shikonte administratorin e devontshëm, njeriun që jetonte me shqetësimet tyre dhe promovusin aktiv të vlerave dhe harmonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa në listën e Frymës së Re Demokratike, kandidatja për deputete në Shkodër është më e reja në histori
Fevziu i revoltuar: Myftaraj më ka ofenduar dhe mua, policia me dy standarte »
Article Logic
Execution time: 0.010679006576538
array(1) { ["section"]=> string(86) "ndahet-papritur-nga-jeta-ne-moshen-48-vjecare-ish-zyrtari-i-pd-se-dhurim-alinani-78159" }