Ndahet parakohe nga jeta gazetari shqiptar

Publikuar tek: rajon, më 13:57 15-06-2019 Ndahet parakohe nga jeta gazetari shqiptar Lekë Zherka

Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare, gazetari shqiptar Lekë Zherka.

Lajmin e bëjnë me dije mediat kosovare ku Zherka ka punuar si gazetar dhe drejtor shumë vjeçar i mediumeve më të mëdha.

Zherka e filloi karrirën në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985.

Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi  në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Varrimi i gazetarit do të bëhet të dielën në Varrezat e Qytetit të Prishtinës në orën 13:00.

Ndërkaq ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi i cili vlerëson kontributin e gazetarit Zherka në zhvillimin e gazetarisë profesionale.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, shkruan Thaçi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049593925476074
array(1) { ["section"]=> string(49) "ndahet-parakohe-nga-jeta-gazetari-shqiptar-168324" }