Ndahet Rudina Dembacaj nga bashkëshorti, shkak tradhtia me ish-deputetin 'problematik'

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:05 21-09-2019 Ndahet Rudina Dembacaj nga bashkëshorti, shkak tradhtia me ish-deputetin 'problematik'

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks.

Sipas Faxweb.al,  aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj.

Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, lidhja me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

Për arsye privatësie, mediat rozë ende nuk e kanë zbuluar emrin e ish-deputetit, i cili mesa thuhet është problematik.

Së fundmi, gjithashtu është vënë re në profilin e Rudinës në ‘Instagram’ një mungesë e fotove me shkodranin, të cilin dikur Dembacaj deklaronte se e kishte njohur në servisin e tij të makinave.

Siç shihet dhe në fotot e fundit të publikuara nga aktorja, ajo shfaqet vetëm me vajzën dhe  mungon unaza në gishtin e martesës. Ky detaj  ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. 

Nëse kjo histori është e vërtetë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë Rudina.

Screenshot_7.png

rudina-dem.png

38c1c5ef-aaad-402f-9193-57bba70852be-640x1136.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074090957641602
array(1) { ["section"]=> string(87) "ndahet-rudina-dembacaj-nga-bashkeshorti-shkak-tradhtia-me-ish-deputetin-e-njohur-179237" }