Ndalimi i demokratëve në kufi, reagon Policia e Shtetit: Zbatuam ligjin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:23 02-01-2018 Ndalimi i demokratëve në kufi, reagon Policia e Shtetit: Zbatuam ligjin

Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për "Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik", parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.

Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t'i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.

Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.

Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Policia e Shtetit garanton të drejten e protestes, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

Ditët e fundit policia ndaloi në kufi ish-shefin e FNSH-së, Osman Levanaku dhe një protestuese e PD, Fiqirije Nezaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Daily Mail sërish artikull për shqiptarët: Kuksiani nga grabitës banke në Itali, këngëtar repi në Londër
Tragjike në familjen shqiptare, nëna gjen pa jetë të bijën natën e parë të Vitit të Ri »
Article Logic
Execution time: 0.010774850845337
array(1) { ["section"]=> string(76) "ndalimi-i-demokrateve-ne-kufi-reagon-policia-e-shtetit-zbatuam-ligjin-105154" }