Ndalimi i importit, Shkupi dhe Prishtina pranë një lufte tregtare

Publikuar tek: rajon, më 22:13 17-08-2019 Ndalimi i importit, Shkupi dhe Prishtina pranë një lufte tregtare Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë shumë pranë një lufte tregtare mes njëra-tjetrës. Kjo vjen si pasojë se Maqedonia e Veriut ka ndaluar importin e materialit për shumimin e peshqve nga Kosova dhe nga ana tjetër kjo e fundit nuk do të lejojë importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia. 

Masa e tillë reciproke nuk i shqetëson shumë autoritetet maqedonase. Ministri i bujqësisë së Maqedonisë së Veriut, Traian Dimkovski ka deklaruar se ky problem do të tejkalohet. Sipas tij ndalesa nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk bëjnë kontroll të ikrave dhe peshqve të vegjël të destinuar për shumim.

Autoritetet e Kosovës, ndërkohë, besojnë se ndalimi i eksportit të ikrës dhe materialit për shumimin e peshqve në vend do të shkaktojë një goditje të madhe për biznesin. Ata nuk shohin asnjë problem dhe besojnë se vendimi i tyre është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.

Para më shumë se një muaji, ikrat dhe materiali për shumimin e peshqve nga Kosova janë ndaluar të importohen në Maqedoni. Arsyeja është se Kosova nuk i kontrollon ato produkte, pra nuk bën  monitorimin siç e kërkojnë tregjet evropiane. Pa një certifikatë të tillë, nuk mund të eksportohet as peshk në tregjet e BE-së. Për këtë arsye nga Qeveria maqedonase insistojnë që Kosova të ketë monitorim me qëllim të tregtisë së lirë mes dy vendeve.

Vitin e kaluar, për më shumë se 30 produkte bujqësore të prodhuara në vend, Kosova e rriti taksën doganore, dhe dëmet u vlerësuan mbi 2 milion euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028984069824219
array(1) { ["section"]=> string(71) "ndalimi-i-importit-shkupi-dhe-prishtina-prane-nje-lufte-tregtare-175637" }