Ndalimi i lëvizjes së lirë për shqiptarët, PD i përgjigjet Ramës: Shqiptarët janë të vendosur...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 19-06-2019 Ndalimi i lëvizjes së lirë për shqiptarët, PD i përgjigjet Ramës: Shqiptarët janë të vendosur...

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ka ardhur reagimi zyrtat i PD.

Nën kryetari i PD, Edmond Spaho shprehet se 'opozita është e palëkundër kundër pushtetit kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin'

Reagimi i plotë:

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040076017379761
array(1) { ["section"]=> string(98) "ndalimi-i-levizjes-se-lire-per-shqiptaret-pd-i-pergjigjet-rames-shqiptaret-jane-te-vendosur-168856" }