‘Ndalimi i prokurorit’, reagojnë Krimet e Rënda: Po hetojmë lidhur me procedimin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:40 14-01-2019 ‘Ndalimi i prokurorit’, reagojnë Krimet e Rënda: Po hetojmë lidhur me procedimin

Pas lajmit në media se prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli është ndaluar dhe shoqëruar në polici pasi akuzohet për korrupsion, reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Përmes një njoftimi për shtyp, Krimet e Rënda bëjnë me dije se nuk kanë dhënë urdhër as për ndalimi, procedimin apo arrestimin e Çoçolit, madje as policia nuk ka proceduar ta ndalojë në flagrancë, ndërsa shton se ka nisur hetimet lidhur me këtë procedim.

Prokurori Çoçoli është akuzuar më parë nga prindërit e një vajze 17-vjeçare të rrëmbyer, se u kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e saj. Vajza e komunitetit rom dyshohet se ishte rrëmbyer nga një i ri nga Levani i Vlorës, por pas arrestimit të tij, deklaroi se ishte larguar me dëshirë.

Ndërsa nëna e vajzës akuzoi prokurorin se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen, madje e kishte dhunuar pas seancës gjyqësore. Ai i mohoi akuzat.

Njoftimi:

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Prokuroria per Krime te Renda nuk ka kerkuar asnje mase sigurimi personal ne Gjykaten e Krimeve te Renda per prokurorin Spartak Çoçoli.

Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest ne flagrance.

Pra, nuk ka as urdher ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate per arrestim dhe as arrest flagrance nga policia.

Prokuroria per Krime te Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me kete procedim.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga kovat e bojës tek bidonat plastikë, si e mbledhin qumështin baxhot nga fermerët
Vrasja e trefishtë në Tiranë, fqinjët tregojnë për debatet e familjes »
Article Logic
Execution time: 0.013489007949829
array(1) { ["section"]=> string(83) "ndalimi-i-prokurorit-reagojne-krimet-e-renda-po-hetojme-lidhur-me-procedimin-148777" }