Ndalimi i video-lojërave të dhunshme, Trump dështon në tentativën e parë

Publikuar tek: bota, më 13:08 20-03-2018 Ndalimi i video-lojërave të dhunshme, Trump dështon në tentativën e parë

Presidenti Donald Trump ndërmori një takim me dyer të mbyllura të enjten e kaluar ku ishin prezentë disa nga CEO-t më në zë të industrisë së lojërave, përfaqësues të shoqatave, politikanë etj. Takimi u mbajt për të diskutuar mbi dhunën në video game-t.

Si pasojë e sulmit me armë, muajin e kaluar, mbi 17 studentë dhe mësues të shkollës së mesme të Parkland Florida, ku një ish-student nëntëmbëdhjetë vjeçar, i akuzuari për vrasjet, posedonte në mënyrë të ligjshme një pushkë të modelit AR-15. Ndër të ftuarit për të diskutuar ishin: Straus Zelnick, CEO i Take Two Interactive Softuere dhe Robert Altman, CEO i Zenimax Media, ku në bordin e së cilës është pjesëmarrës edhe Robert Trump, vetë vëllai i vogël i Presidentit. Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte dhe kreu i Shoqatës së softuerit për argëtim, Michael Gallagher.

Shtëpia e Bardhë u tregua e rezervuar në lidhje me detajet dhe konkuzionet e takimit. Mbrojta e garantuar nga Amendamenti i Parë Shoqata e Softuerit për Argëtim shprehu vlerësimin e qasjes së hapur dhe gjithëpërfshirëse të Presidentit Trump në lidhje me këtë temë. “Ne diskutuam studimet e shumta shkencore që vërtetojnë se nuk ka lidhje midis video lojrave dhe dhunës,” u shpreh zëdhënësi i Shoqatës së Softuerit për Argëtim Carol Rogalski. Gjithashtu zëdhënësi deklaroi se diskutimet në takim u përqëndruan mbi mbrojtjen që garanton Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane dhe se si sistemi i tyre i rankimit që ndihmon në mënyrë efektive prindërit në zgjedhjet që ata bëjnë për fëmijët e tyre. Filmat dhe Televizionet (industria e argetimit) Industria e argëtimit ka vazhduar të mos reagojë mbi përmbajtjen e dhunshme dhe nuk ka qenë e gatshme të përballet me ndikimin që ka tek fëmijët, sipas Melissa Henson, drejtoreshë e Programit të Këshillit të Televizionit të Prindërve të SHBA-së, e cila gjithashtu mori pjesë në takimin e Shtëpisë së Bardhë. “Përfaqësuesit e video-lorjave mbrojtën të njëjtat pikëpamje, të vjetëruara tashmë, të cilat janë edhe të refuzuara.”. U shpreh ajo në deklaratën pas takimit.

“Gjatë takimit unë kam mundur të ndërhyj dhe të them se sa të pavërteta janë justifikimet e tyre.”. Kjo ka qënë hera e parë që Këshilli i Prindërve ka qenë i ftuar nga Shtëpia e Bardhë në një çeshtje të tillë. Duke shtuar kësaj ajo është shprehur se shpreson që këtij debati t’i shtohen për diskutimin e çdo lloj dhune që paraqitet në industrinë e argetimit, pra si në filma ashtu dhe në television. “U largova me impresionin që nuk kishte marrë fund diskutimi për këtë çeshtje” – tha Henson.

Zgjidhja e problemit të dhunës në shkollë duhet të ketë një “qasje gjithëpërfshirëse” dhe nuk duhet të jetë vetëm mbi armët dhe videolorjat u shpreh Vicky Hartzler në një deklaratë të lëshuar më pas takimit. Kalimi i Projekligjit Takimi i Shtëpisë së Bardhë ishte pak a shumë një përpjekje për të anashkaluar një diskutim të vërtetë mbi qasjen ndaj armëve në Shtetet e Bashkuara, thanë kritikët. Jen McLean, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvilluesëve të Lojërave, deklaroi, se nuk ka asnjë lidhje shkakësore midis video-lorjave dhe dhunës me armë në SHBA. Në kundërshtim të këtij konkluzioni si reference është parë vendimi i Gjykatës së Kalifornisë në çeshtjen Broën kundër Shoqatës së Tregtarëve të Argëtimit.

Në atë vendim, gjykata vuri një ndalim për video-lorjat e dhunshme pa mbikqyrje prindërore. Kjo është zakonisht një teknikë shpërqëndrimi që NRA angazhon, për të shmangur temën e vështirë që ne si vend duhet të kemi për kontrollin e armëve”, tha McLean. Gjithashtu Mclean shtoi se: “Njerëzit në shumë vende të tjera luajnë të njëjtat video-lojëra dhe shikojnë filma sikurse në SHBA, por nuk kanë asgjë afër nivelit të shtënave masive mbi njerëzit.” Për më tepër, lojtarët e video-lorjave të sotëm nuk janë më ai djaloshi stereotip adoleshent që jeton në bodrumin e prindërve të tij, vuri në dukje McLean. Shumë gra dhe të rritur madje dhe të moshuar janë lojtarë të zjarrtë të tyre. Çështje të pazgjidhura, realitet i pandryshuar Takimi i Shtëpisë së Bardhë ishte një përpjekje për të hedhur fajin për dhunën me armë në industrinë e lojrave dhe jo trajtimi i rregulloreve të këqija që lejojnë akses në pushkët e sulmit, tha Leuis Uard, drejtor i hulumtimit të lojrave dhe VR / AR në IDC. ESA (Space Engineering and Technology) qëndron e palëkundur në pikëpamjen shkëncore të problemit. Lidhja mes të luajturit të video-lojrave, madje edhe të gjuatëjsve të sulmeve që kemi pasur, në jetën reale është jashtëzakonisht e dobët midis tyre,” tha Uard i ESA. Përpjekjet e kaluara për të lidhur video-lojërat me dhunën kanë dështuar, sepse argumentet kanë qenë të pabaza ose të pakonkluduara, vuri në dukje Charles King, analist kryesor në PUND-it.

Përkthyer nga: Olgert Kapri

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012290954589844
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndalimi-i-video-lojerave-te-dhunshme-trump-deshton-ne-tentativen-e-pare-113883" }