60 shtetas nga Siria, Sudani dhe Eritrea janë ndaluar nga policia kufuitare e Gjirokastrës në afërsi të kufirit në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Radat”.
Klandestinët kishin hyrë në terrritorin shqiptar ilegalisht nëpërmjet kufirit grek dhe kishin si destinacion Malin e Zi e më pas vendet e Bashkimit Europian. Mësohet se 44 prej të ndaluarëve janë sirianë, 8 prej tyre sudanezë e 8 eritreanë. Midis tyre u ndaluan edhe shtatë gra e dy fëmijë të cilët mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.