Ndalohen me motor të vjedhur dy shqiptarë, njëri 15 vjeç, i arrestojnë edhe të ëmën

Publikuar tek: bota, më 11:55 31-01-2016 Ndalohen me motor të vjedhur dy shqiptarë, njëri 15 vjeç, i arrestojnë edhe të ëmën

Policia greke ka ndaluar dhe ka arrëstuar dy shqiptarë 19 dhe 15 vjeç në qytetin Trikala, ndërsa pak më vonë kanë arrestuar dhe të ëmën e të miturit, 44 vjeçe. Emrat e tyre nuk janë publikuar nga autoritetet greke.

Dy të rinjtë ishin në një motor që sapo e kishin vjedhur dhe u ndaluan nga policia greke rastësisht. Gjatë kontrollit policët zbuluan se 19 vjeçari nuk kishte patentë, ndërsa motori nuk ishtë i tyre por i vjedhur nga zona afër banesës së tyre. Ata bashkëpunonin me dy persona të tjerë grekë të moshës 17 dhe 27 vjeç.

Përveç motorit, dy shqiptarët kishin vjedhur edhe nje motorçikletë, ndërsa ishin futur 5 herë në një shtëpi të pabanuar përkohësisht, duke vjedhur sende elektrike dhe disa sende të tjera të ndryshme. Mësohet se 19 vjeçari shqiptar, kishte hequr një pjesë të motorçikletës dhe ia kishte dhënë shoqes së tij për t’ja vënë ajo motorit të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025492906570435
array(1) { ["section"]=> string(87) "ndalohen-me-motor-te-vjedhur-dy-shqiptare-njeri-15-vjec-i-arrestojne-edhe-te-emen-31386" }