NDALOHEN përgjegjësit e VIKTIMAVE tek pallati '2 Gjelat' në Durrës/ Pronari i lokalit holloi muret e pallatit, ish-drejtori i ALUIZNI-t firmosi lejen (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 15-12-2019 NDALOHEN përgjegjësit e VIKTIMAVE tek pallati '2 Gjelat' në Durrës/ Pronari i lokalit holloi muret e pallatit, ish-drejtori i ALUIZNI-t firmosi lejen (EMRAT) Flamur Gjuzi, ish-drejtor i ALUIZN-it dhe Artur Terziu, pronar i 'Barons'

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, detaje të reja po dalin ditë pas ditë dhe kanë në fokus vendosjen e e personave përgjegjës para drejtësisë.

Të ndaluarit e rradhës janë përgjegjësit e viktimave tek pallati '2 Gjelat', në qytetin e Durrësit.

Është lëshuar urdhër ndalimi për ish drejtorin e ALUIZNI-t Flamur Gjuzi dhe pronarin e lokalit Bar Barons, Artur Terziu.

Nge hetimet e kryera rezulton se pallati është dëmtuar 5 vite më parë, dhe është legalizuar dhe certifikuar për punimet paligjshme nga drejtori i AKUIZNI-t, aso kohe, Flamur Gjuzi. Ndaj Gjuzit rëndon akuza e 'shpërdorimit të detyrës'.

Report Tv ka siguruar dokumentin për ndalimin e këtyre shtetasve.

Në dokument thuhet se pronari i lokalit Bar Barons, Artur Terziu ka holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij si dhe ka shfrytëzur taracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.

1.jpg

3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kampionati kombëtar i tenisit / Dritan Leli i bashkohet fëmijëve në Vlorë: Emocion i veçantë, kisha më shumë se 4 vite pa luajtur (VIDEO)
U bë i FAMSHËM se rregulloi me lekët e rrogës pavionin e PATOLOGJISË në spitalin e Fierit, jep DOREHËQJEN për shkak të presionit MJEKU NEUROLOG (HISTORIA) »
Article Logic
Execution time: 0.012462139129639
array(1) { ["section"]=> string(158) "ndalohen-pergjegjesit-e-viktimave-tek-pallati-2-gjelat-ne-durres-pronari-i-lokalit-holloi-muret-e-pallatit-ish-drejtori-i-aluizni-t-firmosi-lejen-emrat-189450" }