Ndalohen zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ja skema gjigande e mashtrimit me ilaçet dhe emrat e përgjegjësve

Publikuar tek: aktualitet, më 08:08 01-09-2017 Ndalohen zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ja skema gjigande e mashtrimit me ilaçet dhe emrat e përgjegjësve

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 13 shtetasve, përfshirë pronarin e një depoje farmaceutike, drejtues të kësaj depoje, disa farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit  Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të madhe me rimbursimin e ilaçeve. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), rezulton se në krye të kësaj skeme, të evidentuar së fundmi, qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”.

Siç bën me dije Prokuroria, Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, përsa i përket recetave të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, të cilët janë Farmacia Lunder, Nutrimed 2012, Berxhite, dhe Adelina. Përveç farmacive të sipërcituara, objekti i hetimit të këtij procedimi është zgjeruar edhe tek  aktiviteti i disa farmacive të tjera, të cilat rezultojnë të kenë përfituar vlera të larta rimbursimi përsa i përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti.

“Referuar legjislacionit në fuqi, farmacitë rimbursohen vetëm për medikamentet mjekësore, të cilat janë tregtuar nga importuesi/shpërndarësi farmaceutike që ka kontratë me Fondin. Farmacitë, si edhe depot importuese dhe ato shpërndarëse, kanë pasur detyrimin të deklarojnë çdo muaj hyrjet dhe depon, nga e cila kanë blerë medikamentet e bëra hyrje.  ,Nga hetimi ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive. Nga kqyrja e hyrjeve të këtyre farmacive vihet re se një pjesë e madhe e furnizimeve ose të gjitha furnizimet janë bërë nga depoja “Omega Pharma Group”. Gjithashtu, nga hetimi mbi këtë procedim ka rezultuar se medikamenti mjekësor ketosteril është një medikament për të cilin të drejtën e importit e ka depoja farmaceutike „R... F“. Ky medikament jepet për diagnozën “insuficencë kronike renale“. Nga kqyrja e të dhënave të deklaruara nga disa farmaci që operojnë në tregun e Tiranës, vihet re se këto farmaci kanë deklaruar fletë-hyrje të barit Ketosteril me furnitor „Omega Farma Group“ për periudhën qershor 2013 – maj 2015. Gjatë kësaj periudhe rezulton e provuar se „R... F...“ nuk ka bërë shitje të ketosterilit tek „Omega Pharma Group“ dhe se ky sybjekt nuk ka pasur blerje të këtij produkti”, bën me dije Prokuroria.

Nga kqyrja e faturave tatimore të sekuestruara pranë “Omega Pharma Group” vihet re se në këto fatura janë identifikuar disa fatura “kesh” me shitje minus. Në këto fatura bëhet fjalë për medikamente të ndryshme, duke përmendur këtu edhe medikamentet ketosteril dhe insulina.

Emri i subjektit nga i cili është marrë malli nuk është i identifikuar. Përsa më sipër, ekziston dyshimi se depoja “Omega Pharma Group” ka krijuar fatura tatimore fiktive. Ky subjekt ka furnizuar farmacitë me fatura shitje fiktive pa pasur blerje. Më pas, farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive dhe i kanë kërkuar Fondit rimbursim për këto receta. Për sa më sipër, nga studimi në tërësi i materialeve të administruara në këtë procedim penal, ekziston  dyshimi i arsyetuar në prova se personi nën hetim Nadir Çausholli ka kryer veprën penale të“Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 143/2 i K.Penal.Në vijim të hetimit, ka rezultuar se veprimtaria e dyshimtë e shtetasit Çausholli është mbështetur edhe nga shtetasit Fisnik Kollcaku (drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014); Valbona Kraja (shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group”); si edhe Arjola Pipera (punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group”) Po ashtu, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive të marra nga  “Omega Pharma” dhe më pas i kanë paraqitur këto receta pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim rimbursimi.

Për këto veprime të kundërligjshme, Prokuroria eTiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi edhe për shtetasit:

- Ela Malaj (drejtuese teknike e farmacisë “Alice”);

- Erind Hajdari  (drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 ”);)

- Ornela Plepi (Administrator dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi”)

Nga hetimi ka rezultuar se farmacitë, janë ekzekutuar receta fiktive, të cilat më pas i kanë dorëzuar prane Fondit me qëllim rimbursimi. Këto receta fiktive kanë dalë prej magazines së Drejtorisë Rajonale të Fondit. Shtetasja Violeta Bejko, në cilësinë e magazinieres së këtij institucioni, nuk ka administruar në mënyrën e duhur lëvizjen e materialeve të bëra hyrje në magazinë. Ajo nuk ka bërë shpërndarjen e recetave në përputhje me procedurën e rregullt ligjore.

Po ashtu, ka rezultuar se për çdo muaj, në Fondin Rajonal bëhet akt-rakordimi i recetave. Shtetasja E. P. ka pasur detyren e shefes së Sektorit të Informatikës-Statistikës. Kjo shtetase ka deklaruar se dosjet e këtyre farmacive, ajo nuk i ka firmosur. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi  Tasim Toci ka nënshkruar për “Sektorin e Inf.Statistikës” pa pasur asnjë tagër për të kryer këtë veprim. 

13 të arrestuar

1-  Nadir Causholli, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë , me detyrë Administrator i një kompanie farmaceutike 

2-  Fisnik Kollcaku, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me profesion Farmacist.

3-  M. P. me profesion drejtuese teknike e një farmacie.

4-  Arjola Piperaj, 29 vjeç ,lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë financiere pranë një kompanie farmaceutike

5-  Tasim Toçi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan me detyrë specialist IT pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të KujdesitShëndetësor Tiranë

6-   Valbona Kraja, 48 vjeç, lindur në Shkodër  dhe banuese në Tiranë, medetyrë shefe finance pranë një kompanie farmaceutike

7-  Arber Teqja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë farmacist 

8-   Ela Malaj, 35 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike në një farmaci 

9-   Erind Hajdari, 33 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë,me detyrë Administrator i një farmacie 

10-   Violeta Bejko, 42 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë magaziniere pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë

11-   Ornela Plepi, 33 vjeç, lindur në Lushnje dhe banuese në Tiranë, me detyrë administratatore dhe drejtuese teknike e një farmacie 

12-   Arbi Thereska, 32 vjeç, lindur  dhe banues në Tiranë, me detyrë Administrator i një farmacie

13-   Vangjelica Qerushi (Ndreu), 50 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Tiranë, me detyrë Farmacist.

 Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim i shtetasve : 

1-     B.SH, 2- O.L, 3- M.T, 4- A.N, 5- F.H.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hije skandali për Spitallën, Gëzim Mançe dhe Krivis Meçi ortakët e përfolur të Olsi Ramës (Faksimilet)
Fshehën të ardhurat, arrestohen 2 persona në Tiranë, 3 në kërkim »
Article Logic
Execution time: 0.013849020004272
array(1) { ["section"]=> string(122) "ndalohen-zyrtare-te-fondit-te-kujdesit-shendetesor-ja-skema-gjigande-e-mashtrimit-me-ilacet-dhe-emrat-e-pergjegjesve-24377" }