Ndalohet 61 vjeçari në Tiranë, përndoqi dhe ngacmoi seksualisht një grua

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 10-07-2020 Ndalohet 61 vjeçari në Tiranë, përndoqi dhe ngacmoi seksualisht një grua Foto ilustruese

Një 61 vjeçar është ndaluar nga Policia e kryeqytetit pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka përndrjekur dhe ka ngacmuar një grua.

Sipas njoftimit, efektivët e Hetimit të Krimit në Tiranë kanë ndaluar me iniciativë shtetasin me inicialet D.D pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit D. D., 61 vjeç, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përndjekur, ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase”, njofton Policia.

Gjithashtu, është arrestuar në kryeqytet në kushtet e flagrancës një tjetër shtetas, i cili ka thyer urdhrin e përkohshëm për qëndrimin në shtëpi të të dënuarve.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. B., 24 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë personale shtrënguese “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve” dhe është konstatuar jashtë banesës”, vijon Policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099420547485352
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndalohet-61-vjecari-ne-tirane-perndoqi-dhe-ngacmoi-seksualisht-nje-grua-213413" }