Ndalohet në pikën kufitare të Malit të Zi dhe Kroacisë biznesmeni Arben Frroku.
Frroku është ndaluar për shkak se në sistemin e kontrollit emri i tij figuronte në listën e përsonave të kërkuar. Arben Frroku i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Komisarit të Policisë, Dritan Lamaj, është ndaluar nga policia kufitare e Malit të Zi pasi emri i tij figuronte në listën e personave që duhet të kontrollohen vazhdimisht.
Sipas avokatit Tonin Prendi, vëllai i deputetit Mark Frroku, nuk është shoqëruar nga policia por është bllokuar për rreth 20 minuta në pikën kufitare malazeze ku i është nënshtruar procedurave të gjata të kontrollit dhe është lënë sërish i lirë pas kryerjes së verifikimeve.