Ndalohet ‘’Benz’’ i bardhë në Lazarat pas vrasjes së efektivit, arrestohet shoferi me armë e drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 24-06-2015 Ndalohet ‘’Benz’’ i bardhë në Lazarat pas vrasjes së efektivit, arrestohet shoferi me armë e drogë

Një ‘’Mercedez Benz’’ në ngjyrë të bardhë është ndaluar brenda fshatit Lazarat, gjatë kohës që policia është në aksion, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një efektiv dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

 ‘Benz’’-I drejtohej nga Xhuliano Malo sipas informacioneve të fundit që jep policia, i cili është arrestuar. Në bagazhin e makinës iu gjendën 2 pushkë, një kallashnikov, një granatë, një kasetë  plot me fishekë, një këmbëz mitralozi, 3 celularë dhe 3 qese me kokainë.

Nuk ka të dhëna më shumë rreth këtij personi që lëvizte i armatosur në fshat, por paraprakisht mendohet se ka lidhje me ngjarjen e vrasjes së efektivit në mes të fshatit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja cilët janë efektivët e plagosur sot në Lazarat (Foto)
Basha: Efektivët në Lazarat me mjet të papërshtatshëm ‘’Volksvagen’’, deklaratat e Ramës diabolike »
Article Logic
Execution time: 0.012017965316772
array(1) { ["section"]=> string(99) "ndalohet-benz-i-bardhe-ne-lazarat-pas-vrasjes-se-efektivit-arrestohet-shoferi-me-arme-e-droge-14534" }