Ndalohet i moshuari nga Vlora, ngacmoi seksualisht dy minorene

Publikuar tek: aktualitet, më 19:06 19-07-2019 Ndalohet i moshuari nga Vlora, ngacmoi seksualisht dy minorene Foto ilustruese

Policia e Tiranës ndalon një 73 vjeçar nga Vlora pasi dyshohet si autor i ngacmimit seksual të dy minoreneve.

Sipas Policisë, i moshuari me inicialet L.S me banim në Vlorë akuzohet për veprat penale 'Vepra të turpshme' dhe 'Ngacmim seksual' me persona të mitur për një ngjarje të ndodhur më datë 09.07.2019, e shpërndarë me video në rrjetet sociale.

' Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë,   për veprat penale " Vepra të turpshme" dhe "Ngacmim seksual"

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezulat i kqyrjes së pamjeve filmike  rezultoi se shtetasi L.S,  është autor i dyshuar i këtyre  veprave penale,  ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore', thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27384400367737
array(1) { ["section"]=> string(68) "ndalohet-i-moshuari-nga-vlora-ngacmoi-seksualisht-dy-minorene-172708" }