Ndërgjegjësimi i policisë rrugore ka shkuar përtej asaj që ne mund të imagjinonim. Policia ka ndaluar një makinë në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’, e cila nuk ishte e çfarëdoshme, por e ministrit të Bujqësisë, Edmond Panaritit. Madje në makinë ishte edhe vetë ministri.
Shkak është bërë një parakalim i gabuar i shoferit Artimis Peca, i cili ka qëndruar pas sinjalizimit dhe siç bën me dije ‘’Panorama’’, ai u ndëshkua me gjobë dhe si dhe heqje të lejës së drejtimit për shkak të xhamave të zinj.
Rastet e personave të njohur janë bërë të zakonshme këto ditë. Një gjyqtare dje kishte parkuar gabimin automjetin. Mimoza Sina mori një gjobë dhe mbeti pa leje drejtimi për shkak të xhamave të zinj.