Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas shqiptar nga Maqedonia për qëllime ekstradimi.
29 vjeçari Hamit Ajrulai është ndaluar në një lokal të Velipojës ku po punonte gjatë sezonit veror. Ajrulai është dënuar në Maqedoni për pengimin e zgjedhjeve dhe votimeve dhe është dënuar nga gjykata me 3 vite burg.