Operacioni policor “PEDOFILI” ka ndaluar shtetasin Enkel Vela, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, punonjës IT pranë një banke të nivelit të dytë.
Policia njofton se ndalimi i tij u bë pas kryerjes së hetimeve proaktive në funksion të procedimit penal te vitit 2015, ndjekur nga Sektori për Krimin Kibernetik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari prej një kohe të gjatë ka shkarkuar, ruajtur, poseduar dhe shpërndarë nëpërmjet përdorimit të aplikacionit dhe rrjetit kompjuterik “eMule” dhe “eDonkey”, materiale si regjistrime filmike video dhe fotografike me përmbajtje pornografike me fëmijë të mitur.
Hetimet për aktivitetin kriminal të kryer nga i ndaluari janë kryer në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane nëpërmjet kanalit të bashkëpunimit INTERPOL.
Policia bën me dije se hetimet do vazhdojnë për verifikimin e gjithë aktivitetit të paligjshëm të mundshëm.
"Në ngarkim të të ndaluarit, u kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga nenet 117 paragrafi i dytë i Kodit Penale, të cilat ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë", thuhet nga policia.