Në tentativë e sipër për të lënë Shqipërinë një shtetas grek është ndaluar në Rinas për shkak se tentoi të ikte duke marrë me vete një shumë të madhe parash.
Mësohet se shtetasi grek me inicialet Ch.I, i moshës 50-vjeç, kishte fshehur në trup shumë të madhe eurosh, të cilat më parë nuk i kishte deklaruar në doganë. Zbulimi i parave të fshehura në trup, u bë pas një kontrolli rutinë që bëhet në pikën dalëse të aeroportit të Rinasit.
Shuma e madhe e të hollave është bllokuar në cilësinë e provës materiale ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetime Prokurorisë së Tiranës. Siç bëjnë me dije burimet shtetasi grek ka refuzuar të japë detaje lidhur me origjinën e këtyre parave që po tentonte t’i çonte drejt Greqisë në mënyrë të jashtëligjshme.