Ndaluan për karburant, 'çihuahua' lëviz levën e marshave dhe makina përfundon në anën tjetër të autostradës (Video)

Publikuar tek: bota, më 19:33 25-11-2019 Ndaluan për karburant, 'çihuahua' lëviz levën e marshave dhe makina përfundon në anën tjetër të autostradës (Video) Qeni çihuahua brenda mjetit

Një qen i llojit çihuahua përpak sa nuk ka shkaktuar një aksident që mund të përfundonte me pasoja fatale në Slidell, Luiziana.

Mediat e huaja raportojnë se, qeni i vogël emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vendosur makinën e pronarëve në indietro, ndërsa ata kishin zbritur dhe po e furnizonin me gas pranë një pike karburanti, shkruan newsbomb.al. Pamjet e kamerave nga pika e karburantit, të shpërndara nga policia, tregojnë mjetin Hyundai i cili fillon të lëvizë pas ndërsa pronarja që po e mbushte me gas lëshon pompën në tokë dhe përpiqet të hap derën për ta ndalur.

Në pamundësi për të hapur derën, gruaja rrëzohet në tokë ndërsa mjeti del në rrugën kryesore me katër korësi, por që fatmirësisht nuk përplaset me asnjë nga mjetet e tjera që kalojnë. Hyundai, në të cilin ndodhej dhe qeni çihuahua kalon në anën tjetër të autostradës dhe ndalon në parkimin e karburantit përballë, pasi përplaset me një bordurë deri në nivelin e gomës, shkruan newsbomb.al.

Departamenti i Policisë ka shpërndarë në rrjet pamjet e qenit çihuahua brenda makinës, ndërsa ka thënë se ai ka vendosur levën e marshave në indietrio.

Mjeti i ndalur në anën tjetër të rrugës:
2-e229.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010264158248901
array(1) { ["section"]=> string(117) "ndaluan-per-karburant-cihuahua-leviz-leven-e-marshave-dhe-makina-perfundon-ne-anen-tjeter-te-autostrades-video-187195" }